Abdixhiku kujton veprimtarin Nimon Alimusaj

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 11 vjetorin e vdekjes përkujton veprimtarin Nimon Alimusaj.

Ai ka thënë se Nimon Alimusaj i përket plejadës së personaliteteve më të spikatura të kombit që u udhëhoqën nga ideali më sublim, ai i lirisë

“Nimon Alimusaj i përket plejadës së personaliteteve më të spikatura të kombit që u udhëhoqën nga ideali më sublim – ai i lirisë. Ai u bashkëngjit në grupin e intelektualëve e atdhetarëve të tjerë që u angazhuan me tërë qenien në lëvizjen për pajtimin e gjaqeve, duke pajtuar shumë familje dhe unifikuar qytetarët e Kosovës në përpjekjet e tyre për çlirim.

Nimoni ishte veprimtar i palodhshëm i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai kishte virtyte të larta njerëzore e kombëtare.

Nimon Alimusaj punoi e veproi në rrethana të vështira për vendin tonë, megjithatë ai asnjëherë nuk u tremb dhe nuk e zvogëloi aktivitetin e tij. Nimon Alimusaj ishte anëtar i Kryesisë së LDK-së, deputet dhe profesor i gjuhës shqipe.  LDK-ja dhe të gjithë qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë veprën e Nimon Alimusajt me nderimet më të larta.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme