Abdixhiku: Mission complete! Edhe 55 qytetarë tanë i kthyem në Kosovë

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku,  e ka cilësuar mision të përfunduar kthimin edhe të 55 qytetarëve nga vende të ndryshme të botës në Kosovë.

Ai ka thënë se të gjithë janë vendosur në Qendrën e Studentëve të shndërruar në karantinë ku do të qëndrojnë për 14 ditë.

Abdixhiku i ka lutur të gjithë shtetasit kosovarë për durim duke apeluar që nëse nuk kanë urgjencë kthimi të mos paraqiten në ambasadat e Kosovës nëpër botë.

Postimi i plotë i Lumir Abdixhikut në Facebook:

Mission complete!

Edhe 55 qytetarë tanë – nga vende të ndryshme të botës – i kthyem sot në Kosovë. Familjarë, gra, burra, të moshuar, mirë se vini në shtetin tuaj. Të njëjtit u vendosën në Qendrën e Karantinës për 14 ditë. Aty do të kenë kujdesin e mjaftueshëm për qëndrim.

Si Ministër në detyrë do të vazhdoj koordinimin institucional të kthimit deri në momentin e fundit. I falenderojë të gjithë të angazhuarit në ministrinë tonë, ata në diplomaci, polici, shëndetësi e ushtri që mundësuan këtë kthim. Po i jepni kuptim shtetit.

I lus shtetasit e Kosovës që nuk kanë urgjencë kthimi të mos paraqiten në ambasadat tona nëpër botë. Si shtet i ri kemi nevojë për ndihmën tuaj; për durim. Po patët mundësi, kudo që jeni në botë, qëndroni në shtëpi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme