Abdixhiku njofton se po asfaltohen 10 km rrugë për në Prevallë e Brezovicë

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një ndër pjesët më të bukura të Kosovës, pjesa Prevallë-Brezovicë, po e merr infrastrukturën e nevojshme.

Sipas tij, mbi 10 kilometra rrugë po asfaltohen/

“Kushte të jashtëzakonshme, por investimet vazhdojnë. Një ndër pjesët më të bukura të Kosovës, pjesa Prevallë-Brezovicë, po e merr infrastrukturën e nevojshme. Mbi 10 kilometra rrugë po asfaltohen. Ekipet tona në terren çdo ditë”.

“Kur të përfundojë kjo pandemi një ditë, e do të përfundojë shpejt shumë, do të kemi një rrugë më të lehtë drejt pjesëve më mbresëlënëse të vendit”.

Të ngjashme