Abdixhiku: Për 40 ditë do të ndërtohet pjesa e shembur e rrugës për Veternik

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku eka thënë se përpjetëza, rruga e dëmtuar kohë më parë në drejtim të Veternikut, do të ndërtohet brenda 40 ditëve.

“Kjo përpjetëze e Veternikut ka dy vjet që s’sheh punëtorë. Përveç rrezikut e shëmtisë së rrugës më të frekuentuar në vend, në Kryeqytet, ajo simbolizon neglizhencën. 40 ditë është koha që do ta përfundojmë. Muri do të ndërtohet, shpati do të përforcohet, rruga do të shtrohet – deri në sinjalistikë. Do të punohet ditën, do të punohet natën, e diku rreth 1 korrikut do ta kemi rrugën e hapur. 40 ditë. Dita e parë nisi sot”, ka shkruar Abdixhiku.

Kjo pjesë e rrugës ishte dëmtuar pasi që aty rrëshqiti dheu në dy raste.

Kjo përpjetēze e Veternikut ka 2 vite që s’sheh punëtorë. Përveç rrezikut e shëmtisë së rrugës më të frekuentuar në…

Gepostet von Lumir Abdixhiku am Donnerstag, 21. Mai 2020

Të ngjashme