Abdixhiku për sulmin në Gllogjan: Më shumë se krim, autori të sillet para drejtësisë

Prishtinë | 26 Nën 2021 | 21:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është shprehur i trishtuar pas aktit makabër që ka ndodhur në Gllogjan ku mbetën të vrarë katër persona mes tyre edhe dy nxënës.

Abdixhiku ka shkruar se ngjarja është më shumë se krim dhe autori të sillet para ligjit e drejtësisë.

“I trishtuar e tronditur me aktin makabër sonte në Deçan. Është më shumë se krim! Në këto momente të rënda, jemi me familjarët e viktimave dhe të lënduarve në Deçan. Ndajmë dhimbjen dhe lutjet me ta. Organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë shpejtë e në kapacitet të plotë. Të sjellin para ligjit e drejtësisë autorin e këtij krimi monstruoz, që sulmon një autobus të mbushur me nxënës e fëmijë”, ka shkruar Abdixhiku.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit, ku një autobus me nxënës është gjuajtur me armë.

Express merr vesh nga burime se përveç shoferit të autobusit dhe dy nxënësve, ka vdekur edhe kondukteri i autobusit.

Ndërsa, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj për Express tha se autobusi po barte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.

Ai tregoi se dy nxënësit, një djalë dhe një vajzë janë nga fshati Gllogjan, dhe mbiemrat e tyre janë Mustafaj dhe Hamzaj.

Të ngjashme