Abdixhiku përkujton 27 Prillin – Ditën e të Pagjeturve dhe 22 vjetorin e masakrës së Mejes.

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 27 prillin Ditën Kombëtare të të Pagjeturve dhe 22 vjetorin e masakrës së Mejes.

“Pranvera e vitit 1999 ishte më e rënda në historinë e Kosovës. Ishte viti, kur Serbia filloi përpjekjet e fundit për ta zhbërë Kosovën dhe popullin e saj. Ajo kreu krime të tmerrshme kundër njerëzimit, masakroi qindra e mijëra shqiptarë, dogji shtëpi e shkolla dhe dëboi shumë shqiptarë nga vendi i tyre.

Ne sot, kujtojmë masakrën e Mejes ku u vranë e masakruan 376 civilë shqiptarë, por njëkohësisht shënojmë 27 Prillin – Ditën e të Pagjeturve. 

Masakra e Mejes, 22 vjet më parë ishte ditë e dhimbjes, por edhe ditë e kthesës historike, ditë e cila e mobilizoi botën e civilizuar demokratike për t’u bërë pjesë e përpjekjeve të mëdha të popullit të Kosovës për liri.

Sot, e 22 vjet shumë familjarëve nuk u përfundoj ankthi i pritjes për ndonjë lajm për më të dashurit e tyre e që ende nuk dinë se ku prehen. 

Institucionet e Kosovës duhet të angazhohen që ankthi i tyre të marrë fund, që sadopak t’iu zbutet dhimbja. Çështja e të pagjeturve mbetet ende plagë e hapur jo vetëm për familjarët, por për gjithë shoqërinë dhe shtetin tonë.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme