Abdixhiku: Sot kujtojmë Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, UÇK-në dhe ata që dhanë jetën për liri

Prishtinë | 12 Qer 2021 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar të gjithë ata që dhanë kontribut deri në pavarësinë e Kosovës.

Në 22 vjetorin e përfundimit të bombardimeve të NATO-s, Abdixhiku ka thënë se asnjëherë s’mund të harrohet puna që NATO me të gjitha kontingjentet e saj ka bërë në Kosovë.

Ai gjithashtu ka kujtuar edhe presidentin Ibrahim Rugova, komandantin Adem Jashari, UÇK-në dhe të gjithë ata që dhanë jetën për liri.

“Sot, ne kujtojmë Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova, Familjen Jashari dhe të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe secilin qytetar të Kosovës, që dhanë jetën e tyre që gjeneratat tona ta gëzojnë lirinë”, ka deklaruar Abdixhiku

Të ngjashme