Abdixhiku takohet me djalin e Fehmi Aganit

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Në 22 vjetorin e vrasjes së nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së, Fehmi Aganit, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me djalin e Aganit, Mentorin.

Abdixhiku ka thënë se nga Mentori ka mësuar për anën tjetër të Aganit, atë të përditshmërisë.

“Profesor Agani i dha frymë formimit tonë ideologjik, politik e shtetëror. Prandaj dhe u vra si hakmarrje e dëmtim ndaj shtyllës sonë intelektuale e udhëheqëse për shtetësi.

Si pjesë e gjeneratës së artë të Lirisë, Pavarësisë e Demokracisë, ai ka motivuar mendjet e tashme e do t’i motivojë edhe ato të ardhshme. Rruga intelektuale dhe politike e tij mbetet udhërrëfim e mision i pashterrshëm për ne në LDK”, ka shkruar Abdixhiku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme