Abdixhku bën homazhe te varri i Ahmet Krasniqit, kërkon drejtësi për vrasjen e tij

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 10:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 24-vjetorit të vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe pranë varrit të tij, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast Abdixhiku tha se Krasniqi ishte shembull dhe ka kërkuar që drejtësi për vrasjen e tij.

“Vrasja e tij është humbje për popullin tonë por dhimbje e dyfishtë është mos zbardhja e fatit të kësaj vrasje të rëndë tash e 24 vite. Mbesim të përkushtuar që të kërkojmë drejtësi për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë Kosovën”, tha ai.

Behxhet Krasniqi, vëllai i kolonelit, Krasniqi, shpreson që vrasja e vëllait të tij të zbardhet, madje kërkon që dosja të dërgohet në Gjykatën Speciale.

“Ky është përvjetori i radhës që nga vrasja e Ahmet Krasniqit, një vrasje makabër. Shumë e vështirë është vrasja e tij por ne po mundohemi me qenë në rrugë në saje të miqve, bashkëpunëtorëve të vëllait dhe të subjekteve politike. Ne po qëndrojmë pak më të fortë dhe po shpresojmë e po punojmë që vrasja e vëllait tonë të zbardhet njëherë e përgjithmonë”, tha ai.

Krasniqi është vrarë më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë. Ai ka qenë ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit.

Të ngjashme