Abedin Azizi zgjedhet nga kuvendi si Zëvendës-Drejtor i Autoritetit Rregullativ për Shërbimet e Ujit

Prishtinë | 26 Nën 2021 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Abedin Azizi është aprovuar nga kuvendi si Zëvendës-Drejtor i Autoritetit Rregullativ për Shërbimet e Ujit.

Komisioni parlamentar për Ekonomi Tregti dhe Ndërmarrësi ka sjellë në kuvend dy emra për këtë pozitë, të cilit ishin Abedin Azizi dhe Gurakuq Kastrati.

Në votim morën pjesë 78 deputetë, nga të cilët 65 votuan për Abedin Azizin, ndërsa 12 deputetë për Gurakuq Kastratin, njofton Klankosova.tv.

Në komisionin për votim morën pjesë Driton Hyseni nga LVV, Floretë Zejnullahu nga PDK, Armend Zemaj nga LDK, dhe Bahrim Shabani nga grupi multi-etnik.

Të ngjashme