Abrashi: Kemi filluar dizajnimin e masave aktive për punësim

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 12:38 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ishte i ftuar në diskutimin e radhës në Forumin “FOL Hapur”, të organizuar nga Lëvizja FOL.

Ministri Abrashi ka folur për objektivat e ministrisë që ai drejton, duke përfshirë papunësinë, punësimin subvencionimin e pagave, përfshirjen e grave në tregun e punës, e çështje tjera, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi ministria më e madhe në Republikën e Kosovës. Ne kemi marrë obligime që të merremi me kategori të ndryshme dhe të ndjeshme siç janë veteranët, personat me aftësi të kufizuara”, ka thënë ai.

“Këto shifra që u thanë nuk janë vetëm efekt i krijimit të vendeve të reja të punës, ka efekt edhe luftimi i informalitetit. Një element tjetër të cilin duhet me trajtu edhe me marr parasysh kur flitet për punësim ose për rritje të punësimit 98 për qind  të ndërmarrjeve në Kosovë të cilat veprojnë janë mikro ndërmarrje 1-9 persona do të thotë ne duhet me hjek iluzionin që ka me u hap një gjigant industrial siç ka qenë Trepça dhe kanë me u punësua 10 mijë vet ose 20 mijë persona”, ka thënë ai.

“Në tre mujorin e dytë  të vitit 2015 papunësia ka rënë 26.2 për qind nga 35 sa ka qenë në 2014. Besoj se në këto dy apo tre muajt e fundit të 2016 kemi një ngritje në 28 por besoj se mesatarja do të del dikund rreth 27 për qind”, ka pohuar Abrashi.

I pyetur për problemin e përfshirjes së grave në treg ku ka shpërthuthje me mundësinë e punësimit të grave por edhe me nivelin e pagesave që kanë me pozita të njëjta, Abrashi ka thënë se kanë filluar me dizajnimin e politikave në këtë çështje.

“Kemi filluar me dizajnu politika. E para si ministri kemi kërkuar ndihmën e organizatave partnere që të bëjmë një buxhetim të drejtë të buxhetit. Është hera e parë që 380 milionë që ne i ndajmë ku shkojnë sa janë femra sa janë meshkuj edhe të dhënat janë shumë interesante edhe na kanë ndimu me dizajnu dhe me pas ide tjera se çfarë do të bëjmë me mjetet tjera njëherë po flas për skemat pasive. Hulumtimi na ka treguar se te personat me asistencë sociale duhet të bëjmë ndryshime. Ne e kemi bërë një ndryshim që ka qenë shumë kapital”, ka thënë ai.

Abrashi në këtë diskutim ka folur edhe për demarkacionin duke thënë se nuk ka ndonjë datë specifike se kur do të shkojë në Kuvend ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Të ngjashme