Abrashi: Persona të papërgjegjshëm sulmuan LDK-në, kemi njoftuar Policinë

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 15:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Arban Abrashi, sekretari Organizativ i LDK-së ka thënë se në selinë qendrore të kësaj partie janë këputur kabllot e internetit dhe të kamerave.

Abrashi ka sqaruar se rastin e kanë paraqitur në Policinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Sot prej administratës së LDK-së kur kemi ardhur në zyre për punët e zakonshme jemi njoftuar që kabllot edhe të internetit edhe të kamerave janë këputur, me siguri nga persona të papërgjegjshëm me kushedi çfarë qëllimi”.

“Ajo çfarë kemi bërë kemi filluar me kontaktuar Policinë dhe për çfarëdo hetimi për çfarëdo informate që mund të marrim do të ju njoftojmë edhe juve”.

“Është e papranueshme dhe nuk e di kujt i ka penguar puna e LDK-së që të ndërmerr kësi veprime, jemi befasuar edhe ne”.

Të ngjashme