Abrashi prezanton punë e MI-së: Rëndësi i kemi kushtuar zbatimit të marrëveshjeve të Washingtonit

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 10:25 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Arban Abrashi ka thënë se ministria që ai ka drejtuar ka qenë me e prekura në buxhet për shkak të pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se këtë vit ka ndodhur një zhbllokim me BERZh-in për disa projekte të cilat kanë qenë të bllokuara që disa vjet.

“Kjo mund të themi se ka qenë një nga të arriturat kryesore”.

Bashkëpunimin për disa projekte me komunën e Prishtinës e ka përmendur si të arritur për këtë vit.

Hekurudhat e Kosovës ka qenë një nga sektorët që Abrashi tha kanë që të angazhuar.

“Kemi punuar edhe me Infraksoin që do të ndryshojmë aspektin ligjor që INFRAKO-s t’i përgjigjet më shumë ministrisë”.

Sipas tij, pjesa e dytë e rehabilitimit të hekurudhës nga Fushë-Kosova do të fillojë nga viti i ardhshëm, raporton EO.

Abrashi ka thënë se i kanë kushtuar rëndësi edhe zbatimit të marrëveshjeve të Washingtonit ku ka përmendur autostradën e paqes Besi-Merdare, ku për të tha se kanë aplikuar për kredi ne BERZh.

Abrashi ka thënë se në projektet në komuna ku do të investojnë në infrastrukturë do të ndërtojnë edhe shtegun për biçiklistë.

“Në disa komuna e kemi bërë si në Prishtinë, Lipjan dhe do të nderojmë edhe në komuna tjera, e cila do të bëjë që qytetarët të përdorin më pak vetura dhe kështu të përmirësojmë edhe cilësinë e ajrit”.

Ai ka përmendur disa projektet të parapara për vitin e ardhshëm, raporton EO.

“Autostrada për Gjilan, rruga Prishtinë Podujevë, kyçja e autostradës në Grelicë, Stacionet e shërbimeve në autostrada, rruga Prishtinë- Mitrovicë si dhe 33 projekte komunale”.

Të ngjashme