Abrashi: Rehabilitimi e zgjerimi rrugës Prishtinë-Grashticë do të bëhet me të gjitha standardet

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka vizituar kompaninë projektuese që janë duke i bërë matjet gjeodezike për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës Prishtinë-Grashticë.

Ministri Abrashi tha se kjo rrugë përfshinë projektimin dhe pastaj tenderimin e fazës së parë, që do të bëhet me të gjitha standardet për qarkullim.

“Fillimisht jemi të orientuar të hartojmë projektin për pjesën Prishtinë-Grashticë dhe pastaj vazhdimin e projektimit deri në Mutivodë. Synojmë që pjesa hyrëse në kryeqytet, të rehabilitohet sa më parë”, tha ai.

“Projekti parasheh zgjerimin dhe rehabilitimin, trotuaret dhe shtigjet e çiklisteve. Me një fjalë do të jetë rrugë model me të gjitha standardet”, tha Abrashi.

Ai bëri të ditur se shumë shpejt do të nënshkruhet memorandumi në mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Prishtinës, që parasheh bashkëpunim edhe për këtë rruge.Abrashi tha se zgjerimi i këtij aksi do të ketë ndikim të shumë anshëm tek banorët e Prishtinës.

“Kjo rrugë do të ketë ndikim në rritjen e turizmit, në lidhjen më të mirë në mes fshatrave të Gollakut dhe Anamoravën, po ashtu me pikën kufitare të Mutivodës”, tha Abrashi.

Kjo është faza e parë e zgjerimit të rrugës Nacionale N9, segmenti Prishtinë-Mutivodë, konkretisht nga vendi i njohur si banesat e socialit deri drejtim të Grashticës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme