Adelina Ismajli ka mbajtur një takim me deputeten Vjosa Osmani

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e cilëson si gruan më të sinqertë në politikë anëtaren e LDK-së.

Adelina Ismajli ka shprehur edhe një herë simpatinë e saj ndaj anëtares së LDK-së Vjosa Osmani, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja mbajti një takim me deputeten, dhe përmes një postimi në Instagram artistja e quan si një takim shumë të këndshëm.

“Një takim tepër i këndshëm , me gruan më të sinqertë dhe më të dashur në politikë. Të dua Vjosa Osmani.” Ishin fjalët e këngëtares në fotografinë e publikuar.

Nuk është kjo hera e parë që Adelina shpreh haptazi simpatinë e saj ndaj Vjosës. 

Të ngjashme