Aderime të reja në degën e PDK-së në Klinë

Klinë | 23 Maj 2017 | 18:31 | Nga

Një grup i të rinjve nga subjekte të ndryshme politike të Komunës së Klinës, sot zyrtarisht kanë aderuar në degën e PDK-së në Klinë dhe janë zotuar se do të angazhohen fuqishëm për forcimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Mirëseardhje anëtarëve të rinj në PDK u ka uruar kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota dhe kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Komuna e Klinës, Ramush Agushi.

Kryetari Bashota, tha se PDK-ja është e hapur për të gjithë ata të cilët shprehin gatishmërinë në realizimin e synimeve të përbashkëta dhe që duan të kontribuojnë në fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe në rritjen e mirëqenies së përgjithshme të shoqërisë kosovare.

Sipas tij, rritja e përkrahjes qytetare ndaj PDK-së në komunën e Klinës dita-ditës po fuqizohet në terren dhe se në zgjedhjet e 11 qershorit PDK-ja do të dalë edhe me e fortë se në zgjedhjet e kaluara.

Bashota u ka premtuar të sapoardhurve se do të dëgjohet zëri i tyre.

Ndërsa kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ramush Agushi, ka thënë me ketë rast se, PDK-ja është shtëpi e të gjithëve.

“PDK-ja është parti e vlerave që respekton të gjithë pa dallim moshe. Ju jeni e ardhmja e PDK-së dhe Kosovës”, u shpreh Agushi. Kësaj dege ditë më parë i janë bashkuar edhe figura të tjera duke e fuqizuar edhe me shumë si partinë e parë në ketë komunë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme