Administrata Tatimore e Kosovës uron Vitin e RI 2021

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka uruar Vitin e RI 2021.

ATK ka falënderuar mediet për bashkëpunimin e treguar gjatë këtij viti për raportimin e aktiviteteve të tyre në mënyrë tejet profesionale dhe në kohë.

“Të nderuar gazetarë e përfaqësues të medieve, duke pas parasysh situatën dhe rrethanat nëpër të cilat po kalojmë si pasojë e pandemisë COVID 19, ATK këtë fundviti nuk ka mundur që t’ju takoj.

Andaj, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e treguar gjatë këtij viti për raportimin e aktiviteteve të ATK-së në mënyrë tejet profesionale dhe në kohë, të cilat pa dyshim kanë reflektuar në rritjen dhe përmirësimin e besueshmërisë e integritetit të institucionit tonë, ju përcjell këtë letër falënderimi në emrin tim, menaxhmentit të lartë të ATK-së, si dhe gjithë stafit.

Si drejtues i këtij institucioni shumë të rëndësishëm të Republikës së Kosovës, ju sigurojmë që në vitin 2021 do të punojmë edhe më shumë në rritjen e mekanizmave të cilët sigurojnë transparencë dhe bashkëpunim edhe më të lartë, kjo sigurisht do të mundësohet fal Planit për Përmirësimin e Integritetit të ATK-së, i cili është finalizuar tash së fundi.

Njëherit, shprehim urimet më të mirat për ju dhe familjet tuaja për vitin që po vjen.

Gëzuar Viti i Ri 2021!

Ekrem Hysenaj
Zëvendësues, Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së”, thuhet në urimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme