Admirali i marinës së ShBA-së ka disa fjalë për gjeneratën e re të Kosovës

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Sot po shënohet përvjetori i 20 i hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë.

Shefi i Komandës së Bashkuar të Aleancës Veriatlantike në Napoli, admirali James Foggo, gjatë fjalimit të tij deklaroi se KFOR-i është operacioni më i madh i NATO-s në Evropë dhe ai mbetet në Kosovë sot si forcë që garanton një mjedis të qetë dhe të sigurt.

Foggo ka kujtuar edhe të rënët e KFOR-it në Kosovë që janë 213 pjesëtarë nga 28 kombe të NATO-s dhe partnere.

“Jam i nderuar të jem me një audiencë kaq të shquar – një audiencë të përkushtuar për nxitjen e paqes dhe përparimit të vazhdueshëm në Kosovë. Është saktësisht 20 vjetori i përkushtimit të NATO-s që e nderojmë dhe riafirmojmë sot. NATO që nga themelimi ishte Aleancë defensive e përkushtuar vizionit të një Europe të tërë, të lirë dhe në paqe. Ishte qershori i vitit 1999 Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e themeloi Forcën për Kosovën si “si prezencë ndërkombëtare të sigurisë e autorizuar për të krijuar një mjedis të siguritë për të gjithë njerëzit në Kosovë. Mund të shikojmë prapa me kënaqësi se KFOR-i e ka bërë mu këtë. KFOR-i është operacioni më i madh i NATO-së në Europë. Ai mbetet në Kosovë sot si forcë që garanton një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka thwnw ai.

Ai ka kujtuar ushtarët e rënë të KFOR’it të cilët kanë humbur jetën në aktivitete dhe jashtë në beteja.

“Vëmendja jonë me të drejtë është mbi sakrificën e të rënëve të KFOR-it: 213 pjesëtarë humbën jetën në betejë dhe në aktivitete jashtë betejave. Ata ishin nga pjesë të ndryshme të botës: 28 kombe të NATO-s dhe partnere. Këto gra dhe burra trima zbarkuan në Kosovë në shërbim të paqes gjatë 20 viteve të kaluara”, deklaroi Foggo.

Foggo deklaroi se sot kanë zbuluar një monument për të përkujtuar të rënët e KFOR-it.

“Sot në mëngjes e zbuluam një monument për t’i përkujtuar ata, shokët tonë të rënë. Guri i fortë nga i cili është bërë monumenti është po aq i fortë sa edhe përkushtimi jonë i vazhdueshëm. Ky monument do të qëndrojë si një përkujtim i përherëshëm për vëllezërit dhe motrat tona bashkëluftëtare që bënë sakrificën më sublime. Përvjetorët e sivjetmë bartin domethënie të ndryshme për njerëz të ndryshëm këtu në Ballkan. Ka të atillë që mendojnë se identiteti i tyre definohet me njërën ose tjetrën anë të konflikteve. Ka të atillë që ishin ndërluftues ose viktima, dhe ka të atillë që janë rritur që atëherë pa kujtime të drejtpërdrejta të ngjarjeve të cilat ende mund të përdoren për të formësuar të tanishmen e tyre”.

Ai ka thënë se në këtë vit të përvjetorëve, dëshirojë të urojë këtë gjeneratë të re për këto 20 vite të paqes në të cilat ata u rritën.

“Në këtë vit të përvjetorëve, dëshirojë të urojë këtë gjeneratë të re për këto 20 vite të paqes në të cilat ata u rritën. Dhe dëshirojë të lavdërojë përpjekjet e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë me fqinjët e tyre, me bashkë-europianët dhe me gjithë botën. Një e ardhme e tillë është bërë e mundur, pjesërisht me periudhën e paqes së vazhdueshme të cilën NATO ka ndihmuar ta sigurojë. Kjo duhet të jetë trashëgimia që ne u japim gjeneratave të pas-konflikteve. Së bashku jemi të vendosur për sigurinë e Europës dhe promovimin e paqes në Europë dhe përtej. Ky është mandati ynë i vazhdueshëm për fëmijët dhe rininë”, ka përfunduar ai. 

Të ngjashme