Adriana Matoshi xhiron deputetët e Listës Serbe duke u qeshur me përleshjen e deputetëve të PDK-së e VV-së në Kuvend

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Pas raportimeve të mediave se deputetja Adriana Matoshi po bënte ‘selfie’ derisa kolegët e saj përlesheshin ka ardhur edhe reagimi i saj.

Ajo ka thënë se nuk ka qenë duke bërë selfie por duke e incizuar tërë atë që po ndodhte në Kuvend dhe të qeshurat e deputetëve të Listës Serbe me tërë atë që po ndodhte ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe VV-së.

“ Nuk është selfie medie të dashura. Është regjistrim/inçizim i të qeshurave dhe reagimeve të deputetëve të Listës Serbe, përderisa deputetët e PDK-së ofendonin ministren Donika Gërvalla. Tmerr të shohësh skena të tilla në Kuvend, edhe më tmerr të shohësh teksa kënaqen deputetët serb. Qe edhe dëshmia”, ka shkruaj ajo përbri një videoje ku deputetët serb xhirojnë dhe qeshen.

Të ngjashme