Aeroporti “Adem Jashari” në pritje të vendimit të qeverisë

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë mbeti i zbrazët edhe të martën.

Të gjitha 25 fluturimet të rezervuara më herët u anuluan, njofton Klan Kosova.

Qeveria kosovare ende nuk ka vendosur të lejojë fluturimet komerciale për shkak të pandemisë.

E kjo po i duket e pakuptimtë zëdhënësit të aeroportit, Bujar Gashi.

Moslejimin e fluturimeve po e kundërshton edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Zëdhënësi i këtij subjekti, Avni Bytyqi, thotë se nga kjo dëmtohen mërgimtarët, ndërsa shfaqen edhe telashe ekonomike për familjet që varen nga remitencat.

Të ngjashme