Aeroporti “Adem Jashari” me pajisjen më të re për matjen e rrëshqitshmërisë në pistë

Prishtinë | 04 Dhj 2017 | 10:26 | Nga

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” LKIA, pajiset me pajisje të re në sezonin e dimrit. Në një shumë prej 75,000.00 Euro pajisja e përdorur më herët në ANP “Adem Jashari” zëvendësohet me pajisjen e re.

Kjo pajisje ndryshe njihet si Skidometër dhe shërben për matjen e rrëshqitshmërisë/fërkimit në pistë. Është paisje e integruar në makinë për dallim nga pajisja e mëhershme dhe operimi i saj bëhet nga monitori touch screen i vendosur brenda në makinë.

Është pajisja e teknologjisë së fundit në treg Skidometër BV11 e cila para ardhjes në aeroport ka qëndruar e ekspozuar në ekspozitën në Mynhen të Gjermanisë si shembull i pajisjes më të re dhe e vetmja e këtij lloji në rajon.

Të ngjashme