Aeroporti “Adem Jashari”, storie e suksesit ne Amadeus IT Conference 2019

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ishte ftuar nga Amadeus që të prezantoj sukseset e kompanisë, procesin e privatizimit deri te rritja enorme e numrit të udhëtareve dhe fluturimeve.

Me këtë sistem të ri ANP-ja bëhet një nga aeroportet e para që ofron shërbimin e IATA Res 753 që rekomandohet nga Asociacioni Ndërkombëtar i Transportit Ajror.

Njoftimi i plotë i ANP-së:

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ishte ftuar nga Amadeus qe te prezantoj sukseset e kompanise, procesin e privatizimit deri te rritja enorme e numrit te udhetareve dhe fluturimeve si dhe planet ne te ardhmen. Prezantimi i ANP ‘Adem Jashari’ ishte ndryshimi i sistemit ne Amadeus me temen ” Duke ecur perpara ne udhetimin tone te transformimit”. Keto suksese u shpalosen para shume perfaqesuesve te larte te fushes se aviacionit neper bote duke diskutuar per zgjerimin e perspektivave drejt ndryshimit pozitiv gjithmone duke pasur ne fokus rritjen e qualitetit te sherbimeve ndaj klienteve.

Shefi Ekzekutiv i Operimeve Gokmen Aritay ne konferencen e organizuar ne Aeroportin Nderkombetar te Mynhenit mes tjerash tha: ” Levizja ne platformen Amadeus dhe/ose Altea na lejon ne qe te ngrisim nivelin e kenaqshmerise dhe eksperiences se udhetareve ne baza ditore. Per me shume duke kaluar ne Altea BRS (sistemi i pranimit te bagazheve) ne jemi bere si njeri nder aeroportet e para qe ofron sherbimin e IATA Res 753 qe rekomandohet nga Asociacioni Nderkombetar i Transportit Ajror.”

Aeroporti Nderkombetar i Prishtines vazhdon te kete rritje te numrit te udhetareve duke shenuar keshtu nje rritje prej 11% ne nr udhetaresh dhe 13.09% ne numer fluturimesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme