Aeroporti i Gjakovës do të bëhet me radar

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka nënshkruar sot me Drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini, marrëveshjen për vendosjen e radarit në hapësirën e Aeroportit të Gjakovës.

Kjo marrëveshje është nënshkruar bazuar në një vendim të Qeverisë të datës 18 prill të këtij viti për dhënien në shfrytëzim në kohë të pacaktuar të Aeroportit të Gjakovës për nevojat strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Instalimi i këtij radari në Aeroportin e Gjakovës do të ngrisë edhe më tej sigurinë e fluturimeve civile dhe ushtarake në hapësirën ajrore të Kosovës dhe është një hap me rëndësi të veçantë në normalizimin e plotë të hapësirës sonë ajrore, në bashkëpunim me NATO-n.

Të ngjashme