Aeroporti i Prishtinës njofton për dy fluturimet që do të bëhen në Zvicër e Gjermani

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Aeroporti “Adem Jashari” ka njoftuar se do të ketë disa fluturime për në Zvicër dhe Gjermani.

Me datën 9 Maj do të jenë dy fluturime, nga Prishtinë në Dusseldorf nga ora 13:55 me kompaninë EUROËINGS dhe fluturimi tjetër nga Prishtinë në Basel nga ora 14:50, me kompanin CHAIR.

Ndërkohë me 13 Maj do të ralizohen edhe dy fluturime njëra nga Prishtinë në Dusseldorf nga ora 09:15 me agjencionin EUROËINGS dhe fluturimi tjetër nga Prishtinë në Stuttgart nga ora 09:55.

Po ashtu, albinfo.ch është njoftuar se fluturime nga kompania CHAIR, do të ketë edhe me 15 maj 2020, nga Prishtina në Zurich.

Aeroporti i Prishtinës kërkon se për fluturime në kthim duhet që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencionet.

Po ashtu duhet të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare.

Rezervoni biletën tuaj të fluturimit ose rirezervoni një fluturim ekzistues që mund të keni me Chair Airline përmes internetit të Air Prishtina + 389 2 320 77 22. 22.

Të ngjashme