Terminali i vjetër i aeroportit mund të kthehet në spital

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Terminali i vjetër i Aeroportit ndërkombëtarë të Prishtinës mund të kthehet në qendër spitalore portative për t’i trajtuar të prekurit me COVID-19 në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në emisionin Ekonomia n’Fokus.

Sipas tij, rritja e numrit të të infektuarve me covid-19, kërkon shtim të kapaciteteve të reja në mënyrë që të ofrohet shërbim për të gjithë qytetarët që preken nga ky virus.

“Jemi në analizim se çfarë mund të shfrytëzojmë si institucione publike. E kemi pjesën e vjetër të Aeroportit të Prishtinës, e kemi qendrën 1 tetori, e kemi mundësi shfrytëzimi qendrën e trajnimeve dhe Panaireve që lidhet me Obiliqin, është qendra Inovative në Prizren, po ashtu Aeroporti i ri i Gjakovës. I kem këto pika për të cilat ekspertët tanë janë duke shikuar se sa shpejtë mund të vihen në funksion”, ka bërë të ditur Zemaj.

Të ngjashme