Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës i shpreh ngushëllime familjes Zymberi

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 14:54 | Nga

Me rastin e vdekjes së punëtorit, G. Zymberi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, këta të fundit kanë shprehur ngushëllime familjes Zymberi.

Komunikata e plotë e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës:

“Sot, kolegu ynë G. Zymberi ndërroi jete në vendin e tij të punës. Angazhimi i tij që nga 2010-ta ishte me vullnet dhe me përpjekje për të dhënë më të mirën nga ana e tij, në shërbimin e Teknologjisë Informative në ANP, si njëri ndër punonjësit më të zellshëm të kompanisë.

Aeroporti Ndërkombetar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ i shpreh ngushëllime familjes Zymberi duke bashkëndjerë dhimbje për humbjen e kolegut tonë”.

Të ngjashme