Aeroporti ndihmon Malishevën dhe komunat e karantinuara

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 15:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”  i ka dhënë ndihma Ministrisë së Shëndetësisë për ta përballur më lehtë pandeminë e Coronavirusit. Ky donacion është me vlerë 25 mijë euro. Këto ndihma sipas ministrit të Shëndetësisë do të shpërndahen në Malishevë dhe komunat e tjera të karantinuara, raporton Ekonomia Online.

Në një konfernecë për medie ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia  ka thënë se me pako ushqimore dhe materiale shëndetësore do të ndihmohen Malisheva dhe komunat e tjera por edhe komuniteti RAE.

“T’i ndihmojë me pako ushqimore dhe materiale shëndetësore. Këto pako do të shpërndahen në të gjithë Republikën e Kosovës e me theks të veçantë me komunën e Malishevës. Në anën tjetër një pjesë e këtyre materialeve do të shkojnë për komunitetin RAE për të ju qëndruar afër si qeveri bashkë e miqtë tanë. Në ndërkohë e falënderoj edhe një herë LIMAK dhe bëj thirrje që njerëz të vullnetit të mirë të solidarizohen”, tha Vitia.

Ndërsa përfaqësuesi i LIMAK, Omer Kuyuycu ka thë se shpreson se kjo situatë të kalojë sa më shpejt.

“Ne si kompani do të dhurojmë pako higjienike. Shpresoj që kjo gjendje do të përfundojë shumë shpejt”, tha ai.

Të ngjashme