Afër 1 mijë qytetarë të vaksinuar në Suharekë

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Vaksinimi i qytetarëve të moshave 65-75, në Komunën e Suharekës është duke vazhduar në formën e rregullt.

Qytetarët e këtyre moshave po vaksinohen në Qendrën e Mjeksisë Familjare në Suharekë nga stafi profesional i kësaj qendre.

Për të parë procesin e vakcinimit nga afër, ka shkuar edhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Besa Kuqi, po ashtu edhe drejtoresha e QKMF-së, Sale Bytyqi.

Qytetarët të cilët ishin duke pritur për vaksinim, në bashkëbisedim me nënkryetaren Suka, u shprehën të kënaqur me procesin, i cili po bëhet sipas rendit dhe rregullave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas rregullave, procesi do të vazhdoj edhe ditëve në vijim normalisht në kapacitete të furnizimit.

Vlen të theksohet se deri më tani janë vaksinuar afro 1.000 qytetarë.

Të ngjashme