Afër 100 ushtarë amerikanë nisen për shërbim në Kosovë

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Nga Garda Kombëtare Ushtarake e Iowa sot janë nisur 95 ushtarë për t’u bashkuar misionit të NATO-s në Kosovë.

Ata janë nisur nga “Red Rose” në Sioux City, pas një ceremonie në të cilën nuk janë lejuar të marrin pjesë familjarët për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, shkruan siouxlandnews, transmeton Klan Kosova.

Ata do të shërbejnë për një vjet, ndërsa i bashkohen 350 trupave të tjera amerikane që ndodhen me shërbim këtu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme