Afër 25 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar që sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 24 939.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në vend si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 18 persona teksa janë regjistruar 2 mijë e 295 raste të reja.

Kurse, numri total i dozave të administruara është 764 mijë e 775, ku me dozën e parë janë të vaksinuar 508 mijë e 540 njerëz, ndërsa me dozën e dytë 256 mijë e 235.

Të ngjashme