“Afrimi dhe Fazliu, dy udhëheqësit kryesorë për liri dhe pavarësi”

Prishtinë | 02 Nën 2016 | 14:46 | Nga

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në 27 – vjetorin e rënies heroike i ka përkujtuar sot dy dëshmorët, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun.

Veseli ka thënë se të dy luftuan heroikisht për liri e pavarësi deri në sakrificën e skajshme të vetëmohimit.

Kryeparlamentari Veseli, po ashtu ka thënë se Afrim Zhitia e Fahri Fazliu janë dy nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes sonë për liri dhe pavarësi.

“27 vite më parë ranë në Breg të Diellit, duke luftuar heroikisht, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu dy nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes sonë për liri dhe pavarësi. Ata të dy luftuan pa kompromis deri në sakrificën e skajshme të vetëmohimit për të çliruar atdheun dhe për të krijuar një Kosovë të lirë dhe demokratike. Emrat e tyre janë skalitur me shkronja të arta në historinë e popullit tonë dhe do të shërbejnë përjetë si një dëshmi e qëndresës dhe sakrificave të mëdha që kemi kaluar për të ardhur në ditët e sotshme”, ka shkruar kryeparlamentari në facebook.

Image

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme