Agim Aliu para studentëve të ISPE-së foli për rëndësinë e pushtetit lokal

Prishtinë | 01 Nën 2017 | 12:06 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të serisë së debateve me kandidatët në balotazh për kryetar të komuna e të Kosovës, Kolegji ISPE ka filluar me mbajtjen e takimeve mes kandidatëve për kryetar të komunave me studentët e këtij kolegji.

I ftuari i parë i kësaj serie të debateve ishte kandidati për kryetar të Komunës së Ferizajt nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Agim Aliu. Ai tha se studentët i sheh si partner në qeverisjen komunale, raporton Ekonomia Online.

“Ju do të keni përpara një kryetar komune i cili ka qenë dhe do të jenë të në shërbim të qytetarëve. Sepse ka ardhur koha që Ferizaj dhe Kosova të marrin një drejtim të ri dhe ju jeni ata që mund të ndihmoni në realizimin e këtij drejtimi të ri”, u shpreh Aliu.

“Qeverisja lokale është një ndër hallakat e një shteti. Komunat janë ato që pasqyrojnë një sistem të mirëfilltë shtetëror. Unë jam i vetëdijshëm që po flas para një audience që e njeh mirë edhe këtë sektor”, tha Aliu para studentëve.

“Në kuadër të integrimeve të Kosovës në Bashkimin Evropian janë një numër i kritereve që duhet plotësuar e që prek edhe pushtetin lokal një prej tyre është edhe transparenca. Transparenca është element përbërës i pushtetit lokal. Elementet më të rëndësishme të transparencës përfshin takime të hapura përmes dëgjimeve publike përmes publikimin e procesit të auditivit, të skemave financiare e të tjerë”, shtoi kandidati për kryetar të Ferizajt.

“Kuvendi i Kosovës në mandatin 2013-2017 ka qenë jashtë agjendës së qytetarëve por marrëveshja e nënshkruar e stabilizim asocimit ka qenë shumë e rëndësishme për mandatin e kaluar. Në kuadër të përfitimeve nuk duhet anashkaluar as fondet e IPA-së, fondet para anëtarësimi, fonde këto që do të ndihmojnë në zhvillimin e Kosovës”.

Të ngjashme