Agim Bahtiri i demanton raportimet për dyshimet e helmimeve nga uji në Mitorvicë

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Sot gjatë ditës është raportuar se edhe në Komunën e Mitrovicës janë shfaqur dyshimet për helmimin e disa qytetarëve nga uji.

Por, këto pretendime, i ka hedhur poshtë kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net”, i cili tha se situata është nën kontroll dhe se nuk ka vend për shqetësim.

Tutje, Bahtiri i quajti të çmendura mediat të cilat sipas tij, shpifin me këto gjëra.

“Absoulut jo, ujësjellësi ka dalë publikisht dhe i ka demantuar të gjitha. Mediat të cilat janë të pandërgjegjshme dalin e folin, por ne s’e kemi asnjë të infektuar. Situata është nën kontroll dhe nuk kemi asnjë shqetësim në këtë drejtim. Por, mediat e çmendura qysh janë po i bëjnë këto gjëra të tilla”, tha Bahtiri shkurtimisht për Reporteri.net.

Të ngjashme