Agim Bahtiri mposht Coronavirusin

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka njoftuar se gjendja shëndetësore e tij është shumë e mirë dhe se është shëruar nga Coronavirusi.

Këtë e ka bërë të ditur vet Bahtiri përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ai ka shkruar se, ai aktualisht ai ndodhet në Holandë në shtëpinë e tij, përderisa ka falënderuar të gjithë mjekët kosovarë dhe holandezë që janë përkujdesur për shëndetin e tij.

Njoftimi i plotë i Bahtirit:

Të nderuar qytetarë,

Faleminderit secilin prej juve veç e veç për brengosjen që keni shprehur, pasi kam rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Mijëra lutje nga ju që m’i keni dërguar përmes thirrjeve telefonike, mesazheve dhe postimeve të ndryshe, më kanë dhënë edhe më shumë forcë ta përballoj me sukses këtë virus të keq.

Pasi që gjendja ime shëndetësore tashmë është shumë e mirë, tani ndodhem në shtëpi në Holandë.

I falënderoj përzemërsisht të gjithë mjekët në Kosovë dhe Holandë, të cilët janë kujdesur në mënyrë shumë profesionale për trajtimin tim shëndetësor.

Së shpejti do t’iu rikthehem punëve të përditshme në komunë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme