Agim Bahtiri nuk ndalet, hedh valle sërish në Shalë të Bajgorës

Prishtinë | 08 Gus 2021 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka marrë pjesë në “Ditën e Mërgimtarëve”, e cila është mbajtur në Shalë të Bajgorës.

Ai në këtë aktivitet, është parë të ketë kënduar bashkë me pjesëmarrësit aty, ndërkaq pasi kanë ndalë këngën me çifteli, ai i ka prirë valles nën tingujt e daulles, njofton Klankosova.tv.

Ky aktivitet është i përvitshëm, ndërkaq edhe sivjet është mbajtur nën patronatin e Bahtirit.

Reklamë

Të ngjashme