Agim Bahtiri reagon pas zhvillimeve në veri të vendit

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka apeluar tek të gjithë qytetarët për gjakftohtësi dhe pjekuri ndaj zhvillimeve të fundit në veri.

“Pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës dhe Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës i cili ka filluar që nga orët e hershme të mëngjesit, dhe ende është duke u zhvilluar, Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, apelon për pjekuri dhe maturi tek qytetarët, të mos bien pre e provokimeve dhe çfarëdo situatave të pakëndshme, të ruajnë gjakftohtësinë, dhe assesi të mos bëhen pjesë e aksioneve të cilat do ta stabilizonin sigurinë, por të veprojnë vetëm në bazë të udhëzimeve të Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Komuna e Mitrovicës.

Të ngjashme