Agim Çeku: Ndihem më i sigurt, më i mbrojtur, më krenar se sa ishim deri sot

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se ndihet mirë me themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ndihem shumë mirë, si të gjithë qytetarët e Kosovës – arritëm një synim, objektiv, mbajtëm një premtim”.

“Ndihem më i sigurt, më i mbrojtur, më krenar se sa ishim deri sot”.

Çeku ka thënë se Ushtria e Kosovës ka marrë sot mandatin ndërsa që të zhvillohet në aftësi dhe pajisje do të nevojitet kohë.

“Por ne që nga sot jemi Ushtri”, ka thënë ai për Klan Kosovën nga ceremonia shtetërore për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme