Agim Rexhepi nderohet me mirënjohje për imazh të mirë dhënë Kosovës

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Sot, me mirënjohje për imazh të mirë dhënë vendit tonë, Organizata për Transparencë ORA, Ferizaj nderoi kryetarin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”,  z. Agim Rexhepi.

Në arsyetimim thuhet: “që mundi dhe vizioni i tij për orientim të duhur të vendit dhe qytetarëve tanë duhet të vlerësohet dhe të përkrahet në çdo moment”.

Ndërsa kryetari i shoqatës z. Rexhepi duke u falenderuar për mirënjohjen deklaroi: “Çdo mirënjohje është respekt e krenari, por kur mirënjohje të jep populli e në veçanti rinia intelektuale e ardhmja e vendit atëherë është privilegj që nuk ka çmim”.

OJQ “ORA” si organizatë është themeluar me qëllim të informimit të qytetarëve në lidhje me transparencen e institucioneve publike karshi sovranit të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme