Agjencia e Ushqimit asgjëson 21 tonë mish të prishur nga depoja e BIK-ut

Prishtinë | 21 Gus 2019 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Pas raportimit të Gazetës Insajderi për mishin që mbahej në gjendje të tmerrshme në depon e Bashkësisë Islame të Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka dal në terren.

Kjo agjenci ka konstatuar se mishi nuk guxon të përdore për konsum pasi që nuk ka qenë i ngrirë me kohë, për çka edhe është prishur, shkruan Insajderi.

“Inspektorët Veterinarë të Agjencisë se ushqimit dhe Veterinarisë menjëherë kanë realizuar kontrollin e depos. Aty kanë hasu në një sasi prej 21 tonë mish lloji i gjedhit. Pas inspektimit të detajuar, inspektorët kanë vlerësuar se fillimisht mishi i deponuar aty nuk është ngrirë me kohë”.

“Kapaciteti ftohës i depos nuk ka arritur qe të ngrijë mishin në temperaturën e nevojshme ruajtëse dhe si pasoj ka ardhë deri tek, kontaminimi apo prishja e mishit.  Nga kontrolli fizik dhe organoleptik është konstatuar se mishi ka filluar të ndërroj ngjyrë, disa nga paketimet kanë pasur rrjedhje gjaku, qe dëshmon se mishi është shkrirë e ri ngrirë dhe ka filluar të kundërmojë erë (ka filluar procesi i putrifikimit)”, tha zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi.

Sipas Thaçit, bazuar në këto të gjetura është vendosur asgjësimi i sasisë prej 21 tonësh.

“Bazuar në ligjet në fuqi dhe procedurave standarde të kontrollit, bazuar në të gjeturat e lartë cekura, inspektoret kanë vendosur qe të bëhet asgjësimi i gjithë sasisë prej 21 ton për shkak sepse nuk i plotëson kushtet për konsum”, tha Thaçi.

Sipas tij,  Bashkësia Islame ka krijuar kushtet për asgjësim sipas vendimit të Inspektorëve.

“Asgjësimi ka filluar sot dhe është duke u kryer nga kompania pastrimit të mbeturinave,  në deponinë  të mbeturinave në Obiliq nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së”, tha ai.

Bashkësia Islame e Kosovës ende nuk është përgjigjur në pyetjet e Insajderit lidhur me këta mish.

Të ngjashme