Agjencia Kundër Korrupsionit: Afro 100 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka deklaruar se afër 100 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin e caktuar kohor.

Andaj, ata të cilët nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë së tyre do të ballafaqohen me Prokurorinë.

Këto deklarata, Buleshkaj i ka bërë në emisionin “News Talk” me Dafina Lata në Klan Kosova FM, por që nuk dha të zyrtarëve që nuk e kanë kryer këtë obligim, me arsyetimin se është veprim joetik.

Buleshkaj ka folur edhe për emërimin e tij në krye të AKK-së, duke hedhur poshtë deklaratat se për këtë pozitë ka ndikuar partia në pushtet, “Vetëvendosje”.

Të ngjashme