Agjencia Pyjore qet në ankand drutë e konfiskuara

Prishtinë | 05 Nën 2016 | 13:18 | Nga

Agjencia Pyjore e Kosovës, masën drunore të cilën e ka konfiskuar, ka vendosur ta nxjerrë në ankand.

Të gjitha këto masa drunore thuhet të jenë të mbajtura në depo të qyteteve të ndryshme të Kosovës, si në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, e Gjilan.

“Dru zjarri të llojit te ndryshme, Depo (DK- Prishtinë, DK-Prizren, DK-Mitrovicë , DK- Ferizaj , DK- Gjilan dhe DMKE)”, është përshkrimi i dhënë në njoftimin e lëndës, që kjo agjenci ka bërë.

Çmimi i përgjithshëm i kontratës, thuhet të jetë 9 mijë e 714 euro, për shitjen e masës së këtyre druve të konfiskuara.

Mësohet se kompania “Gresa Commerce”, nga Prizreni e ka fituar kontratën, për blerjen e këtyre masave drunore të konfiskuara.

Ditë më parë është raportuar  se janë arrestuar 104 persona për vjedhje të pyllit, derisa janë inicuar 250 të tilla për shkatërrim e vjedhje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme