Agjencia Kundër Korrupsionit kontrollon pasurinë e Kelmendit

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 08:49 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi është në grupin e njëzet përqindëshit të personave që u kontrollohet pasuria pasi që e kanë deklaruar atë në Agjencionin Kundër Korrupsion.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AKK-së, Shaip Havolli në “Interaktiv” të KTV-së, duke thënë se pas kontrollit të pasurisë mund të flasin për konflikt të interesit, pasi udhëheq një kompani shumë të madhe ekonomike.

“Është duke u trajtuar pasuria e tij. Pasi të bëhet kontrolli i pasurisë ekipi përkatës, ai e dërgon këtë te divizioni i konfliktit të interesit. Nëse ka konflikt interesi, atëherë e njoftojmë që për 15 ditë duket të hiqet nga konflikti, përndryshe fillon procedura ligjore kundër tij”, ka thënë Havolli, teksa ka thënë se asgjë nuk është konkrete.

Të ngjashme