Agjencisë për Komplekset Memoriale i përgjysmohet buxheti, projektet mbesin papërfunduar

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 14:35 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis ka shqyrtuar planin e performancës për vitin 2021 nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, raporton Ekonomia Online

Bislim Zogaj drejtor i Agjencisë, tha se kanë përgjysmim të buxhetit, gjë që u ka penguar në realizimin e projekteve.

“Ky raportim dallon prej tjerëve. Ajo çka ndryshon është plani sa i përket planifikimi i projekteve memoriale. Për realizimin e projekteve që i kemi paraparë buxheti i ndarë nga Ministria e Financave nuk i përmbush kërkesat”.

“Kemi përgjysmimin të buxhetit. Disa projekte për shkak të mungesës së buxhetit i kemi nisur vonë, ato kanë mbetur pa u përfunduar”.

Liburn Aliu, kryesues i Komisionit ka pyetur për memorialin Ibrahim Rugova dhe varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

“Para se të themelohet agjencia Ministria e Ambientit ka pasur një projekt por që nuk është realizuar dhe mendoj që është fatbardhësi sepse s’ka qenë reprezentativ. Unë kam menduar që është mirë të bëhet një projekt i ndarë dhe i dinjitetshëm”.

“Sa parashihet buxhet për projektet tuaja gjatë vitit 2021”, ka pyetur Aliu.

“Vetëm projektit në Koshare i duhen edhe 2 milionë e në përgjithësi me 5 milionë e gjysmë ja dalim”, është përgjigjur Zogaj.

Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha, ka pyetur nëse kanë marrë shkresë kthyese nga Qeveria e Kosovës për kërkesat që ka pasur Agjencia.

Kurse Zogaj ka mohuar të kenë pranuar, raporton EO.

“Nevoja ime më së e domosdoshme është shpronësimi i pronave dhe mundësia e pranimit të disa punëtorëve sepse e kemi vetëm një arkitekt dhe ndërtimtar”.

Të ngjashme