Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale i përgjysmohet buxheti, drejtori u ankohet deputetëve

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 12:48 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë e ka shqyrtuar raportin vjetor të Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Agjencisë Bislim Zogaj, tha se do ta kenë problem që të përfundojnë projektet e planifikuar për shkak se kanë pasur përgjysmim të buxhetit nga 5 milionë në 2.6 milionë euro.

Ai më pas ka shtuar se kanë problem edhe me shpronësimet.

“Sikur edhe çdo institucion e kemi pasur problem edhe ne sepse në buxhet e kemi pasur paraparë 5 milionë dhe është përgjysmuar në 2 milionë e 600 mijë”.

“Ne kemi krijuar dy data-baza, të brendshme. Problemi më i madh është shpronësimi i pronave. Ne kemi kërkojmë mbështetje për shtimin e numrit të punëtoreve shpronësimin e pronave dhe sa i përket buxhetit”.

Tutje, ai tha se 90% të rasteve nuk ka dhëna së sa kanë kushtuar lapidaret.

“E kemi një data-bazë ku na intereson për çdo projekt. Në teren ka pasur thirrje dhe përfshirja ka qenë shumë e mirë dhe po llogariti që 95% është e realizuar. Gjendjen më të keqe e kemi në kompleksin memorial Adem Jashari sepse kemi vetëm dy ciceronë. Sepse na nevojiten edhe 2 në Prekaz”.

“Sa i përket buxhetit kemi qenë të hendikepuar vitin e kaluar. Ne kemi nevojë për buxhet në intervenime urgjente. Kam filluar mi rinovuar disa lapidare. Më shumë ka dëmtime të lapidarëve që janë bë për shpejt”.

“…në shpronësim qeveritë e më hershme nuk kanë shpronësuar asgjë. Ato çka i ndërtojmë nuk i ndërtojmë pa leje komunale. Varri i Ademit ka mbetur i pa shpronësuar”.

Kryetarja e Komisionit Fitore Pacolli ka thënë se ka probleme dhe dështime në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e komplekseve memoriale.

“Nga raporti që kemi marrë ka disa mangësi sepse jepen vetëm shumat. Pse mbahet data-baza e fshehur. Kur është angazhuar dhe kur ka përfunduar punën kompania, kush është. Sa ka marrë vendim që agjencinë të bashkëpunojë me universitete”.

“Një lapidar që është ngritur 2020 dhe që është dëmtuar është dashur me intervenuar. Kur është votuar ligji ka qenë lista prej 230 objekteve”.

Ish-minstri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka kërkuar të dijë se kur do të Kur kompletohet data-baza,.

“Keni një listë standardesh se kompania ka vendosur ti përfshijë monument e të mos e përfshijë një tjetër në data-bazën tuaj. Kjo data-bazë bëhet edhe pronë publike. A do të thotë përfshirja e ndonjë monumenti në këtë data-bazë”.

Sali Zyba nga VV-ja, tha se në bazë të saj që është raportuar buxheti mbetet pengesë kryesore.

“Evidenca e monumenteve është 5 fish më e madhe. Procedurë për t’i dalë zot kësaj punë është thelluar. Deri kur e ka kontratën kompania”. 

Albena Reshitaj nga AAK-ja, ka pyetur se kush vendos se në çfarë pjesë duhet të jenë varrezat e dëshmorëve.

“Toka në pronësi të kujt është dhe në çfarë kritere vendoset për varrimin e dëshmorëve në ata pjesë”.

Të ngjashme