AGK dënon pengimin e kryerjes së detyrës nga gazetarët e Serbisë

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 16:21 | Nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësim për rastet e raportuara të pengimit të kryerjes së detyrës nga gazetarët e Serbisë, njofton Klan Kosova.

“Respektivisht mediumeve në gjuhën serbe Insajderi, Deutsche Welle dhe Tanjug gjatë mbulimit të vizitës së Presidentit të Serbisë në Kosovë gjatë fundjavës së kaluar”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

“AGK ka kontaktuar policinë e Kosovës e cila ka konfirmuar se pas marrjes së informatave nga terreni ka gjetur se një veturë me targa të Serbisë ishte parkuar në afërsi të vendit ku mbahej protesta në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj kundër vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

“Policia ka theksuar se kishte marrë masat e nevojshme për të mënjanuar ndonjë incident dhe ka krijuar siguri për të gjithë, duke përfshirë dy gazetaret e Deustche Welle-s të cilët janë larguar nga vendi me përcjellje të policisë”.

“Të tri rastet nuk ishin denoncuar zyrtarisht në policinë e Kosovës”.

“AGK inkurajon të gjithë gazetarët që të raportojnë incidentet apo rastet kurdoherë që ata janë të kërcënuar apo sulmuar gjatë punës së tyre”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme