AGK falënderon Gjykatën e Apelit

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 17:49 | Nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) falënderon Gjykatën e Apelit që përcjell reagimet e gazetarëve.

“AGK do të vazhdojë të reagojë në raste që përfshijnë gazetarët edhe kur këto reagime nuk mirëpriten nga autoritetet shtetërore”, thuhet në komunikatën e AGK.

“Ne dëshirojmë të përsërisim – duke mos paragjykuar vendimin final të gjykatës – që presim nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe instancat tjera gjyqësore që të shqyrtojnë këtë rast bazuar në standardet e krijuara nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut dhe Këshilli i Europës”.

“Njëkohësisht i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, sidomos OSBE-së, Këshillit të Europës dhe zyrës së BE-së të monitorojë nga afër rastin gjyqësor kundër gazetës Insajder”, thuhet në komunikatën e AGK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme