AGK: Gjykatat të emërojnë gjyqtarë për rastet e gazetarëve

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 14:37 | Nga

Përfaqësuesit e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës takuan të mërkurën kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi, ku diskutuan për trajtimin me prioritet të lëndëve gjyqësore në të cilat janë të përfshirë mediet dhe gazetarët.

Kryetari i bordit të AGK-së, Shkelqim Hysenaj, prezantoi para kryesuesit të KGJK-së, shqetësimet e Asociacionit për mos efikasitetin e gjykatave në zgjidhjen e lëndëve të gazetarëve në kontestin penal, po ashtu edhe në atë civil.

Hysenaj, kërkoi nga kryesuesi Idrizi që gjykatat t’i shqyrtojnë me prioritet dhe më efikasitet lëndët e medieve dhe gazetarëve, me ç’rast është kërkuar që të emërohet nga një gjyqtar apo koordinator për rastet e gazetarëve.

Përveç kësaj, përfaqësuesit e AGK-së, kërkuan nga kryesuesi i KGJK-së, që të ndikoj në intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet gjykatave me përfaqësuesit e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në mënyrë që të krijohet një databazë e të gjitha rasteve të cilat janë shqyrtuar apo presin që shqyrtohen nga ana e gjykatave.

Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi u zotua se do të kërkoj efektivitet edhe më të madh nga ana e gjykatave për zgjidhjen e këtyre lëndëve gjyqësore. Po ashtu, kryesuesi Idrizi premtoj bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet KGJK-së, dhe AGK-së, bashkëpunim ky që, sipas tij, do të ndikoj pozitivisht në zgjidhjen sa me të shpejt të këtyre rasteve ku janë të përfshirë gazetarët

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme