AGK-ja dënon linçimet e Hysamendin Ferajt të VV-së ndaj disa gazetarëve

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), përmes një reagimi publik ka dënuar gjuhën e përsëritshme linçuese të zyrtarit të Vetëvendosjes dhe ish-kandidatit të kësaj partie për deputet, Hysamendin Feraj, ndaj një grupi të gazetarëve.

Në një postim në Facebook të hënën, Feraj i ka akuzuar disa gazetarë kosovarë se “punojnë falas për Serbinë”.

“Nuk është e drejtë që Grenelli të paguhet dhe grenellistët, jo (?) Apo Kosova i ka borxh Serbisë dhe këta ia shlyejnë duke punuar falas për të!”, ka shkruar Feraj.

AGK thekson se “gjuha e tillë, e sidomos kur vjen nga zyrtari i një partie në pushtet, vë në rrezik sigurinë e gazetarëve dhe si e tillë është e papranueshme”.

AGK-ja i bën thirrje Vetëvendosjes që të distancohet nga gjuha kërcënuese e pjesëtarëve të saj ndaj gazetarëve.

Të ngjashme