AGK-ja e alarmuar me sulmet dhe gjuhën denigruese të bashkëshortit të presidentes Osmani ndaj gazetarëve

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është i alarmuar me gjuhën denigruese që Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka përdorur ndaj gazetarëve dhe medieve në Kosovë duke i quajtur ato “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.

“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijëra dollarë)”, ka shkruar Sadriu, të martën vonë.

“Akuzat dhe sulmet që vijnë nga bashkëshorti i Presidentes, që gjithashtu mban post shtetëror në MPJ shton pasigurinë e gazetarëve në Kosovë”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Po ashtu, në ditët e fundit edhe gjuha e zëdhënësve dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet në raport me mediat ka qenë e papranueshme dhe paraqet presion direkt në punën e tyre, thekson Asociacioni i Gazetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme