AGK-ja e dënon kërcënimin e ekipit të gazetës “Koha Ditore”

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 12:55 | Nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim informacionin se është kërcënuar gazetarja Salie Osmankaqi dhe ekipi “Kohës Ditore” në Prishtinë.

AGK është njoftuar se kolegia Osmankaqi është kërcënuar nga disa persona derisa ajo po raportonte për largimin e banorëve nga banesat e uzurpuara në Dardani.

“Banorët janë versulur drejte meje mënjëherë dhe iu kemi shmangur sulmit fizik duke hyrë në veturë”, ka deklaruar Osmankaqi.

Kërcënimi tashmë është raportuar në polici, ndërkohë që AGK e dënon këtë rast duke kërkuar hetim të shpejtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme